Moderatorja Ana Kallaku e ftuar në “Ftesë në Pesë”, për të folur për pritjen e ëmbël, duke bërë shpesh klrahasimin edhe me shtatzëninë e parë.
Gjatë intervistës ajo tregoi se dëshiron shumë që edhe këtë herë të realizojë një lindje natyrale, gjithnjë në varësi të gjendjes së saj shëndetësore dhe rekomandimit të mjekëve.
Ana zbuloi se kur solli në jetë vajzën e saj, preferoi që të qëndronte vetëm në sallën e operacionit, pasi nuk ndihej mirë që familjarët ta shihnin në ato momente të sikletshme.
Megjithatë disa mesazhe paniku ia dërgoi të shoqit dhe të vëllait, Besit, si për t’u çliruar pak nga emocionet e lindjes.
“Një mesazh ‘po vdes’ mbaj mend që ia kam dërguar, po kaq. Kjo ka qenë e para dhe e fundit dhe që nuk do të ndodhë më”, tha Ana duke qeshur.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=7yGYiOTYKAY
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsBU9soHn_W/