ShowBiz

Në gjurmët e babait, vajza e balerinit shqiptar pjesë e një seriali në mediat italiane

Vjaza e balerinit dhe koreografit të njohur shqiptar Ilir Shqarit, Emily duket se po ndjek gjyrmët e të atit.

Emily po kthehet sot në një artiste premtuese të gjeneratës së re. Emily është shfaqur së fundmi si protagonistja e grupit “Miracle Tunes” dhe po shijon sukseset e momentit pas çdo dalje publike, pasi seritë e këtij grupi artistik po shfaqen edhe në Mediaset.

Artistja e vogël luan në këtë seri televizive rolin e një luftëtareje, e cila synon të shpëtojë botën nga e keqja dhe ligësitë përmes kërcimit, këngës dhe muzikës.

Siç duket “Miracle Tunes” ka krijuar mijëra fansa në radhët e adoleshentëve dhe të rriturve në Itali dhe Evropë.

Link: https://www.instagram.com/stories/ilir_shaqiri/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Br2je20gy3z/