ShowBiz

“Shkon me një arab, nuk je shqiptare”, Emina Cunmulaj i tregon vendin ndjekësit

Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj tashmë prej disa vitesh është e martuar me miliarderin iranian Sam Nazarian dhe ka dy vajza.

Modelja e njohur është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh herë publikon video apo foto nga jeta e saj e përditshme duke u afruar më shumë me ndjekësit. Por ka edhe njerëz të cilët e paragjykojnë modelen duke i shkruar për martesën e saj me miliarderin.

“Shkon me arab, nuk je shqiptare”, i ka shkruar një mesazh një person me një adresë fallso modeles, duke vijuar opinionin e tij më tej me fjalë banale dhe të rënda.

Kjo ka nxitur modelen që ti kthehet ndjekësit, teksa i ka bërë publik edhe emrin.

“E more vëlla, po sikur të ishe ti 10% shqiptar nga ajo që jam unë. Turp të kjoft! Se e shkreta nonë bela edhe me halle ta ka rrit trupit e të ka mësuar të keqen nga e mira, por ti djal shko gjej ndonji punë e mos humb kohë me energji negative se për besë more vëlla kështu ndahen njerëzit. Edhe kyt po ta them. Më vjen shumë gjynaf për ty! Zoti të kjoft në ndihmë se e paske për nevojë.”- shkruan modelja.

Link: https://www.instagram.com/stories/eminacunmulaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Brh6VgvHaRI/