ShowBiz

“Më mungon mamushja ime!” Irma Libohova përlot me kujtimin për nënën e saj të ndjerë

Këngëtarja e njohur Irma Libohova me anë të një postimi në rrjetet sociale, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas ka kujtuar nënën e saj të ndjerë.

Këngëtarja ka publikuar një video ku shfaqet mamaja e saj e cila shpreh gjithë mirënjohjen për Irmën dhe për atë çfarë ajo ka arritur në jetë.

“Sot është festa e nënës e,si grua,si nënë unë uroj: Gëzuar! Sot urohet dhe ska vend për lot.Sot në këtë ditë më shumë se kurrë, më mungon mamushja ime,por me të gjitha këto që ti thua, unë krenohem, se ty të pata modelin më të mirë të jetës sime.”-shkruan Irma Libohova.

https://www.instagram.com/p/Buur1rKnMz3/

Link:https://www.instagram.com/p/Buur1rKnMz3/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuFIRjcH_01/