Lifestyle

A duhet të jeni miq me ish-partnerët?! Ekspertët japin një përgjigje

Shpesh herë kemi dëgjuar shprehjen “Jemi ndarë, por gjithsesi mund të mbetemi miq të mirë”. Po gjithmonë është ngritur pyetja nëse duhet të qendroni miq apo duhet të shkëpusni çfarëdolloj marrëdhënie me ish-partnerët tuaj.

Por psikologët thonë se të mbash kontakte me ish partnerin nuk është një ide e mirë. Ka njerëz që janë të fortë të përballojnë marrdhënie të tilla, por sidoqoftë kjo mund të ishte një ide e rrezikshme pasi përfshihen ndjenjat.

Këto janë disa këshilla që japin ekspertët e mardhënieve në çift se pse nuk duhet të mbash lidhje me ish-partnerin.

– Pa marrë parasysh sa të fortë jeni, duke u përpjekur që të ruani marrëdhënie shoqërore ndërmjet njëri-tjetrit do të lëndoheni shpirtërisht.

– Ish i dashuri/e dashura juaj do ta bëjë më të vështirë që ju të krijoni një lidhje të re.

– Mund të fyejë partnerin/partneren tuaj.

– Një marrëdhënie shoqërore me ish të dashurin apo të dashurën është thjeshtë e panevojshme.

Link: http://news-af.op-mobile.opera.com/news/detail/27a21d08b5a3787d6be44288c0edf521_tz

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/bench-nature-love-people-50592/