ShowBiz

“Më keni bërë të qaj!”, këngëtarja shqiptare emocionohet kur sheh veten të reklamuar në Times Square

Amanda Koçi, e njohur ndryshe me emrin e artit, Ava Max është një këngëtare e re shqiptare e cila po triumfon në skenat ndërkombëtare.

Një ditë pas publikimit të klipit të saj “So Am I”, i cili ka arritur mbi një milion klikime në pak orë, këngëtarja e ka parë veten të reklamuar në Times Square, në New York.

Në një postim në rrjetet sociale, Ava Max shprehet shumë e emocionuar dhe e lumtur që Spotify e ka reklamuar në mes të “Time Squere”

“A është e vërtetët kjo?! Në mes të Times Square?! ÇFARË!Faleminderit, faleminderit, faleminderit për të gjithë dashurinë Spotify … më keni bërë të qaj! Ju dua të gjithëve shumë”, shkruan këngëtarja krah fotos së publikuar në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BuwzffulBiz/

Link: https://www.instagram.com/p/BuwzffulBiz/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BueiqEbF4BY/