ShowBiz

Bieta Sulo tregon 5 gjërat që “urren” më shumë tek Albani

Moderatorit të njohur Alban Dudushi i ftuar në “Dua të të bëj të Lumtur”, iu bë një surprizë nga bashkëshortja e tij moderatorja Bieta Sulo së bashku me fëmijët.

Prezantuesja e emisionit “Ftesë në Pesë”, përveç faktit që kishte ardhur përballë Albanit për ti treguar se sa shumë e do, zgjodhi edhe që të rrëfejë publikisht 5 gjërat që “urren” tek ai.

Fillimisht ishte çeshtja e ushqimit të djalit, ajo i tha që nuk i pëlqente aspak kur Albani e kritikonte sa herë që djali nuk hante. Gjëja e dytë që nuk pëlqente Bieta ishte llulla e partnerit të saj, madje tregoi se sa herë shkonin për pushime në jug, në rrugët e Llogarasë Albani në një dorë mbante llullën e në tjetrën timonin.

Moderatorja tha se as çeshtjen e ndryshimit mes brezave nuk e kishte qef, duke qenë se Albani e kritikonte shpesh brezin e Bietës si të palexuar e të papregatitur.

Gjëja e katërt që autori i “Top Show” duhet të ndryshojë është fakti që rri gjithë kohën zbathur në shtëpi, pra duhet të përdorë shapkat.

Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishmja, password-i telefonit. Albani e ka password-in e Bietës ndërkohë që ajo nuk e ka të partnerit dhe kjo gjë mesa duket do të ndryshojë.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Buy9HwzHt1n/