Business / Technology

Ndryshon tregu i muzikës në Gjermani, si po zhvendoset audienca

Të ardhurat e regjistruara nga tregu i muzikës në Gjermani ranë me 0.4% në vitin 2018, sipas shifrave të publikuara nga shoqata e industrisë gjermane të muzikës Bundesverband Musikindustrie (BVMI). Të ardhurat totale në të gjithë vendin nga CD, downloads, vinyl dhe streaming në vitin 2018 ishin 1.58 miliardë euro.

Ndërkohë që i gjithë tregu përjetoi një rënie të lehtë, audio streaming në vend “u rrit” me 33.5% dhe tani përbën 46.4% të tregut. CD është ende formati i dytë më i lartë i shitjes me një pjesë të tregut fizik të muzikës prej 36.4%, ndërkohë që ka pësuar një rënie prej 20% krahasuar me 2017.

Shkarkimet (Downlouds) kontribuan me 7.8% të shitjeve dhe gramafonët (Vinyl) rreth 5.2%, me një pjesëmarrje në treg prej 4.4%.

Siç është vërejtur nga industria gjermane e muzikës, e cila gëzonte një pjesë mjaft të madhe të të ardhurave nga tregu i muzikës, në vitin 2018 të ardhurat nga ky treg filluan të pësojnë një rënie të ndjeshme kryesisht CD-të, pasi audeinca po zhvendoset ndjeshëm drejt hapsirës virtuale.

Deri në fund të vitit 2018, 56.7% e shitjeve u krijuan nga transmetimet digjitale (audio / video dhe shkarkime), ndërkohë 43.3% shitjet u bënë nga mjetet fizike për të dëgjuar muzikë.

Kryetari dhe CEO i BVMI, Dr. Florian Drücke tha se: “Pas katër vitesh në rritje të këtij tregu, industria e muzikës pësoi një rënie krahasuar me vitet e mëparshme, por në nivele të qendrueshme. Ky nuk është një lajm për tu shqetësuar.

Në fakt industria gjermane e muzikës vazhdon të mbajë kursin, megjithëse tregu i muzikës është në një fazë të madhe transformimi.

“Kjo stabilitet është i konsiderueshëm, duke pasur parasysh se kemi përjetuar një rënie prej 20% në shitjet e CD-ve, një format mediatik që ende kontribuon ndjeshëm në të ardhurat e industrisë dhe prandaj është jashtëzakonisht i rëndësishëm për bilancin e përgjithshëm të industrisë.

Ne i detyrohemi tregut të qëndrueshëm në rritjen e vazhdueshme të transmetimit audio, i cili përjetoi një rritje prej 33.5% nga një nivel tashmë shumë i lartë, duke treguar kështu pranimin e tij të gjerë në mesin e simpatizantëve. Kjo është një shenjë shumë e mirë për vitet e ardhshme, pasi ajo tregon gatishmërinë në rritje të përdoruesve për të paguar. Pjesa më e madhe e të ardhurave audio streaming gjenerohet nga abonimet premium “.

Drücke shtoi: “Një mesazh për të gjithë ata që ende mendojnë se në platformat e përdoruesve të cilët ngarkojnë nuk duhet tu kërkohet për të paguar tarifa të larta të licensimit! Sipas tij: Studimet e fundit tregojnë se fansat shpenzojnë më shumë kohë duke dëgjuar muzikën të cilën ato kërkojnë nga audio streaming.

E megjithatë, kjo sjellje e audiencës nuk pasqyrohet në asnjë mënyrë nga shifrat aktuale të shitjeve. Në fakt, ndërsa audio streaming është e gatshme të gjenerojë 50% të të ardhurave të industrisë, muzika që transmetohet përmes shërbimeve me video në kërkesë jep vetëm 2.4% të të ardhurave për krijuesit dhe partnerët e tyre. Ky realitet shpesh harrohet në debatin aktual mbi të drejtën e autorit “.- shprehet ai,

Link: https://www.musicbusinessworldwide.com/germanys-streaming-numbers-increased-by-33-5-in-2018-but-total-recorded-music-revenues-fell-0-4/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/woman-with-headphones-listening-music-6399/