Aktualitet

“Jam shumë e sëmurë”, aktorja Margarita Xhepa në gjendje të vështirë shëndetësore

Margarita Xhepa një prej aktoreve ikonë të kinematografisë shqiptare, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ditën e premte do t’i nënshtrohet një operacioni të vështirë në këmbë.

Në një bisedë telefonike për “Shqiptarja.com”, aktorja ka deklaruar se është shume e sëmurë dhe nuk ecën dot.

“Sot mora analizat e gjakut, sepse jam në pritje të operacionit. Jam shumë sëmurë, nuk eci dot dhe nuk lë dot takim për intervistë”, i është përgjigjur aktorja interesit të gazetares për intervistë.

Megjithëse në gjendje të rënduar, Margarita Xhepa, e njohur për natyrën e saj si grua shumë kurajoze dhe optimiste, u shpreh se “Të premten do të hyj në operacion dhe do Zoti e kaloj me sukses. E pastaj mund të jem në gjendje të flas edhe me ju”.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bntk2-0FRAl/