Pas akuzave se aktorja britanike Charlotte Krik ka shkuar në shtrat me pronarin e kompanisë së filmave Kevin Tsujihara, për të fituar një rol në film, ka reaguar mamaja e saj.
Nëna e aktores së Holliwoodit, mbrojti vajzën e saj, duke u shprehur se ajo ishte 19 vjeçe kur u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndjekur ëndërrën e saj dhe se e ka fituar atë rol në bazë të meritës.
“Charlotte ishte 19 vjece kur u zhvendosur nga Shtetet e Bashkuara, e vendosur për të ndjekur ëndrrën e saj. E di numrin e audicioneve që ndoqi, di punën e saj të palodhur dhe rolet që i ka fituar me meritë.
Është e lehtë të kritikosh kur nuk e njeh dikë personalisht. Charlotte ka bërë një rrugë të gjatë për të shkuar në Hollyëood ku realizoi ëndrrën e saj të fëmijërisë për tu bërë aktore. Nuk ka qenë rrugëtim i thjeshtë. E kam parë duke punuar në shkollë dhe pas diplomimit ka luajtur në skenë me shumë aktorë të tjerë. Mendoj se është shumë e trishtë që njerëzit dalin në konkluzione kaq të tmerrshme për vajzën time”, tha ajo në një intervistë nga shtëpia e saj në Kent.
Ne mediat rozë para pak ditësh dolën disa mesazhe që tregonin se pronari i “Warner Media” Tsujihara ka patur një histori jashtëmartesore me aktoren rreth vitit 2013.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BnaY5jzFi2U/