ShowBiz

“U plake ti, se unë mbahem për vete!”, urimi i veçantë i Rozanës për Fiori Dardhën

Ditën e djeshme moderatorja Fiori Dardha festoi ditëlindjen, ku mbushi 39 vjeçe. Por sigurisht që nuk kanë munguar urimet e shumta për moderatoren dhe një ndër to ishte dhe nga shoqja e saj e ngushte Rozana Radi me të cilën drejton emisionin investigativ “Boom”.

Në një postim të ndjerë në Instagram, moderatorja ka treguar që gjatë marrëdhënies së tyre të ngushte si mike, kanë pasur dhe shumë vështirësi.

“Ka qene e veshtire te arrime deri ketu, kemi kaluar shume veshtiresi por ne fund ja kemi dale, jemi rritur bashke, jemi zene kemi qeshur kemi qare. Sot pas 2 dekadash jemi perseri ne kembe duke trokitur gotat ne diten e lindjes tende.
Sot me the :
– Iku jeta u plakem!!!!! ( kete e the per vete se une mbahem ende 😂😂)
Nuk e di nese do te bejme ndonje botox nje dite ne fytyre, di vetem te te them qe jemi lodhur shume per te patur ate rrudhe dhe do falenderojme Zotin qe na jep mundesine ta jetojme jeten! Neper filma ne kete situat personazhi kryesor vendos ose te vazhdoje perpara ose te kthehet pas, por ky qe jetojme eshte realitet dhe mundemi vetem te vazhdojme perpara ndaj beje me nje buzeqeshje te madhe. Gezuar diten e lindjes Fiori Dardha.”-shkruan Fiori.

Linku dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bu66nqDFZfY/