Sport

Në gjurmët e Ronaldos, fëmija dhuron spektakël në pistën e vrapimit

Janë të shumtë fëmijët që kanë pasion futbollin dhe ndjekin një idhull si shembullin e tyre të jetës në atë pasion. Dhe një ndër këto yje të futbollit që imitohet më së shumti është Kristiano Ronaldo dhe taktikat e tij në futboll.

Një ndër pikat e tij më të forta është aftësia në dribling, një taktikë mjaft e vështirë, e cila përvetësohet më një punë të madhe stërvitore.

Një fëmijë, që nuk ka hapësira të tilla infrastrukturore sportive, ka vënë në punë mençurinë për të zotëruar artin e së pamundurës. Ai ka publikuar një video, ku tregon mënyrën e stërvitjes se veçantë dhe aftësitë me topin.

Në profilin e tij në Instagram “Ramelldo 07” është bërë i famshëm përmes rrjeteve sociale me një seri videosh, të bazuara te futbolli, ku ai shihet duke dribluar me topin pikërisht aty, mbi pistën e vrapimit.

https://www.instagram.com/p/Bu34Wsggzxw/

Link: https://www.instagram.com/p/Bu34Wsggzxw/