Valentina Allegri, vajza e trajnerit të Juventusit, Massimo Allegrit ishte protagoniste e një shakaje të organizuar nga programi “Le Iene”, ku e gjeti veten duke festuar fitoren e Juventusit 3-0 kundër Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve në një mënyrë të veçantë.
Gjatë emsionit, Valentina ka folur edhe për jetën e saj private, ndërkohë që ka treguar dhe se për çfarë do ta ndalonte babai i saj.
“Nuk do të lidhem kurrë me një lojtar, pasi karriera e tyre do të përfundonte në atë moment. Pastaj e di që babai im nuk më lejon ta bëj këtë gjë”, tha Valentina Allegri.
Më tej ajo është pyetur nëse është xheloz trajneri i Juventusit për fotot që publikon vajza e tij në rrjetet sociale?
“Po. Herë pas here më dërgon mesazhe të shoqëruara me fotot që unë publikoj. Ambra? I shoh të dy shumë të dashuruar. Kur babai im është i dashuruar vrapon në jetën e tij. Asaj nuk i them dot nënë. E kam një të tillë dhe më mjafton”, tha më tej Valentina.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bi97zo-nCmI/