Aktorja e njohur, Eva Grimaldi e cilësuar si një nga femrat më të bukura ndër vite në kinematografinë italiane, ka marrë një vendim që ka shkaktuar jo pak bujë në mediat italiane.
Në një postim në Instagram, aktorja e njohur ka bërë të ditur se do të martohet me poltikanen dhe aktivisten italiane Imma Battaglia.
“Ta gjesh dashurinë në moshën 50-vjeçare është një gjë e rrallë dhe kjo na ndodhi ne. Zemra nuk urdhërohet. Më tha ‘Po’”, shkroi Eva në një postim në Instagram, ku tregoi se e kishte bërë ajo propozimin për martesë.
Më tej aktorja e njohur shkroi se: “Në këto ditë më keni shkruar në shumë. Ju na uruat më të mirat dhe në ju falenderojmë. Natën e kaluar para se të shkonim për të fjetur pamë njëra-tjetrën në sy dhe premtuam se do ti themi njera-tjetrës “Po” për të bashkëjetuar për pjesën tjetër të jetës. Në një mënyrë urrejtja dhe injoranca do të marrin një tjetër goditje. Po, sepse besoj se Dashuria gjithmonë duhet të fitojë. Gjithmonë.”-shkruan ajo.
Eva dhe Imma kanë 7 vjet lidhje, por e bënë publike romancën vetëm 2 vite më parë. Për politikanen është martesa e parë, kurse për Eva-n e dyta pas asaj me Fabrizio Ambroson.
https://www.instagram.com/p/Bu-oNyVDx6L/
Link:https://www.instagram.com/p/Bu-oNyVDx6L/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BtAwHCMjAuy/