ShowBiz

Habit Dren Abazi: Në familje kam qenë gjithmonë më i parëndësishmi!

Dren Abazi është një nga këngëtarët shumë të dashur në tregun muzikor shqiptar, për shkak të stilit të tij të veçantë në muzikë.

Në një intervistë për revista “Who.com”, përpos karrierës këngëtari ka zbuluar disa detaje rreth jetës së tij private dhe marrëdhënies me familjen.

Këngëtari ka habitur disi me rrëfimin teksa ka thënë se duke qenë fëmija më i madh në familje ka qenë gjithmonë i parëndësishëm.

Në familjen tënde mes Rinës dhe Artit, me cilin ke lidhje më të ngushtë dhe me cilin prej tyre ke më shumë kujtime?

Dreni: Me të dy kam lidhje të ngushtë dhe kujtime të shumta. Normalisht Arti është 3-4 vite më i madh se Rina dhe me të kam kaluar mbase më shumë kohë. Gjithsesi mendoj që Arti dhe Rina kanë një lidhje me njëri-tjetrin shumë më intensive se sa me mua. Unë si fëmija më i madh në familje mendoj që gjithmonë kam qenë me i parëndësishëm karshi tyre (qesh).

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/BuRfAOiF2kO/