ShowBiz

“Lekun letër!”, Aurela Gaçe sqaron komentuesin: Aman se më duhet një llogaritar…

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, ka nisur së fundmi një tur me koncerte në shtete të ndryshme të Amerikës, ku performon live për fansat shqiptarë atje.

Në një video të postuar në Instagram, këngëtarja ka bërë të ditur për ndjekësit datat e përformancave, por veç interesit të shumtë dhe komplimentave, ka pasur dhe nga ato që e kanë “ngacmuar”, këngëtaren.

Dikush nga komentuesit i shkruan këngëtares në video, se iu duk sikur ishte e pirë dhe përgjigja e Aurelës ishte gjithë humor.

“Mesa shoh videon, as goja s’me merret, fjalet me diksion te plote, mendimet e qarta…keshtu qe vertete se kuptoj si i thuhet dikujt dukesh e pire, kur ka kafe ne dore. Ketej nga flas une tani eshte orar per te ngrene, jo per te pire…”- i shkruan ndër të tjera këngëtarja me humor.

Ndërkohë që një ndjekës tjetër i ka shkruar se nga koncertet po e bën lekun lëtër dhe këngëtarja i ka llogaritur të gjitha shpenzimet.

Aman se me duhet nje llogaritar, mua, atyre qe bejne vizat, atyre qe marrin me qera ambjentet , veglat, biletat e avioneve, hotelet,fustanet etj etj si keto. Si thua? Apo çe do, ti ashtu ashtu i qan llogarite e te tjereve qe per se largu”- shkruan këngëtarja, duke qartësuar ndjekësin.

https://www.instagram.com/p/BvARf16g3z8/

Link: https://www.instagram.com/p/BvARf16g3z8/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Buz7BXvgzsA/