ShowBiz

Xhensila shpërthen keq ndaj ndjekësit pasi i përmendin vajzën: Njeri i ndyrë, ferri është pak për ty!

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i njohur i humorit Bes Kallaku tashmë prej muajsh janë bërë prindër për herë të pare, të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Ajka.

Çifti i njohur i showbizzit ka vendosur që për të ruajtur privatësinë e të voglës, të mos publikojë foto në rrjetet sociale.

Por për këtë, një komentues ka shkruar se vajzës nuk ia publikojnë fytyrën pasi është e sëmurë, dhe shkruan me bindje se është me sindromë!

Për këtë koment, si një nënë e revoltuar,  Xhensila ka shpërthyer keq ndaj ndjekësit duke mbrojtur vajzën e saj dhe me të drejtë.

“Njeri i ndyre, njeri psiqik. Vajza ime gezon shendet te plot, e na gezon cdo dit . Eshte drit dielli pa asnje mangesi. Ta them une pse nuk e nxjerr vajzen, eshte aq e paster e kulluar sa qe nuk dua ta bejn pis as portalet, as shpirtarat e humbur si puna juaj. Kurr s’kam replikuar me asnje koment , po kjo eshte e paverteta me e shemtuar qe me kan lexuar syt. Per te gjithe plerat e semure si puna juaj, ferri eshte pak, qe prekni ne pastertine e engjejve me te pavertetat me monstruoze. Te shpikej deri ktu, kurre. Dhe ju portaleve, do ju lutesha te mos bini ne nivel te semuresh shpirterisht dhe te beni lajm nga ky mllef e dashakeqesi. Behuni me profesionale dhe mos u bashkoni ne llum.”– shkruan Xhensila.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bu1RPsshRNg/

Link: https://www.instagram.com/stories/xhensilamyrtezaj/