ShowBiz

“Është e çuditshme…”, pas lindjes Linda Halimi ka një mesazh për fansat

Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar Linda Halimi pak ditë më parë u bë nënë e një vajze të cilën e pagëzoi me emrin Kaimina.

Këngëtarja shqiptare e mbajti plotësisht të fshehur shtatëzaninë, ndërkohë që u shpreh se zgjodhi kështu pasi donte të shijonte këtë fazë të ndjeshme për çdo femër.

Të shumtë ishin ato që e uruan këngëtaren, e cila sot ka vendosur që ti falenderojë të gjithë nëpërmjet një postimi në Instgram.

“Nuk e dija që do të më mbështesnit kaq shumë! Numri i mesazheve që kam marr dhe kam lexuar është çmenduri. Më vjen keq që s’mund t’u kthej përgjigje të gjithëve, por të gjithë më dhatë kaq shumë jetë dhe energji. Energjia është e vërtetë, mbroni tuajën gjithë kohës! Zoti ju bekoftë me kaq shumë dashuri dhe paqe”.- shkruan Linda.

Link: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2015418138508066&set=pcb.2015418598508020&type=3&theater