ShowBiz

Xum Allushi zbulon sekretin sesi humbi peshë: Nuk haja më si derr!

Xum Allushi u bë fillimisht i njohur për humoret e tij në rrjete sociale dhe më pas mori pjesë dhe në spektakle televizive.

I ftuar në emisionin ‘Late Night Show’ në Ora News, aktori i humorit zbuloi sesi ka humbur aq shumë në peshë.

Humoristi u shpreh se tani konsumon më pak ushqim. Ndërsa si arsye të mbipeshës renditi kequshqyerjen, stresin dhe depresionin.

Bëra dy ndërhyrje dhe më dhanë një spunto të madhe. Pastaj fillova të mbaja regjim, nuk haja më si derr. Oreks i paparë. Shqiptarët e kanë këtë oreksin. Mami gatuan gjëra të lehta, pa yndyrë por duke qëndruar jashtë gjatë gjithë kohës, regjimi i keq i ushqimit, stresi, depresioni, të gjitha këto, kjo më solli mbipeshë. Tani jam bërë si flutur, mund të fluturoj.”-u shpreh Xumi.

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=W1HF87vYfOE