Florian Agalliu ka deklaruar se shumë shpejt nuk do të jetë më pjesë e Top Channel. I ftuar në emisionin “Thumb”, Floriani tregoi arsyen se përse ka marrë këtë vendim.“ “Do iki nga televizioni shumë shpejt se më është bërë një lloj rutine që dua ta ndryshoj. Vjen një moment që thua: ‘Prapë do xhiroj unë sot?’ Imagjino kur je përditë në një emision”, u shpreh ai.
Floriani sqaroi më the se gjithnjë i ka pëlqyer ideja e një emisioni të zhvilluar një herë në javë.
“Nisa një projekt me disa kamera të fshehta njëherë në javë në favor të një personazhi që fillonte punë për herë të parë dhe ne aktualisht ja bëjmë ditën e paharrueshme. Por fatkeqësisht ky projekt ngeli në gjysëm si pasojë e një keqkuptimi që patëm me drejtuesit e Top Channel dhe nuk u realizua. Kemi xhiruar 4 seri por po presim ku do të jetë televizioni më i favorshëm në të ardhmen. Në momentin që ata u tërhoqën ngeli kështu se dhe unë s’mund të dal në një televizion tjetër pa mbaruar kontratën”.
Kështu që ku i dihet, ndoshta Florian Agalliun do ta shohim në një tjetër televizion në sezonin e ri.