ShowBiz

Miriam Cani bën dedikimin prekës për nënën e saj: Nuk e kam gjetur kurrë forcën…

Këngëtari Alban Skënderaj publikoi ditën e djeshme këngën e tij më të re, një dedikim prekës për nënën e Miriamit dhe nënën e tij, të cilat janë ndarë nga jeta.

Në një postim në Instagram, Miriami ka shkruar disa vargje prekëse për të falenderuar Albanin për këngën, nga ku thekson se për 10 vite nuk ka gjetur forcën që ti këndojë ato vargje.

“Nuk do mundem te te falenderoj dot kurre mjaftueshem qe perjetesove ne fjale e tinguj ate qe ndjej per nenen time por tashme edhe ti ndjen per tenden.”-shkruan më tej Miriami.

Nuk e kam gjetur kurr forcen ne keto 10 vite ti kendoj keto vargje qe ti shkepute nga shpirti im. 
E kam shume te veshtire te shkruaj apo te flas per te pa me rrahur zemra cmendurisht fort.
Koha sheron cdo plage thone…por une di te them qe thjesht mesohesh te bashkejetosh me nje dhimbje te tille.
Perpiqesh qe kete dashuri qe ruan forte ne shpirtin tend t’a kthesh ne force dhe motiv.

Nuk do mundem te te falenderoj dot kurre mjaftueshem qe perjetesove ne fjale e tinguj ate qe ndjej per nenen time por tashme edhe ti ndjen per tenden. 
Na bashkojne plote gezime por edhe dhimbja na ben nje. 
Kam 10 vite qe e kendoj kete kenge cdo dite brenda vetes. 
E dua me cdo qelize te trupit tim, e mendoj me cdo frymarrje timen dhe e di qe nje dite ky gjysmeshpirt do te plotesohet.”- ka shkruar në Instagram Miriami.

https://www.instagram.com/p/BvH7mf2BNL0/

Link: https://www.instagram.com/p/BvH7mf2BNL0/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BtqNKsVBZRZ/