ShowBiz

Shtoi vetëm 12 kilogramë, Linda Halimi zbulon sa peshon pas lindjes

Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar Linda Halimi pak ditë më parë u bë nënë e një vajze të cilën e pagëzoi me emrin Kaimina.

Këngëtarja shqiptare e mbajti plotësisht të fshehur shtatëzaninë, ndërkohë që u shpreh se zgjodhi kështu pasi donte të shijonte këtë fazë të ndjeshme për çdo femër.

Ndërkohë Linda ka publikuar në Instagram një foto ku ka treaguar se sa kilogramë ka marrë gjatë shtatëzanisë dhe sa peshon vetëm 5 ditë pas lindjes.

“Kur bëra testin isha 55 kilogramë, shkova 67 kilogramë dhe tani jamë vetëm 60 kilogramë”,-shkruan këngëtarja dhe mund të themi që ushtrimet fizike që ka zhvilluar vazhdimisht, kanë dhënë një rezultutat të arrirë në përmasat trupore të këngëtares.

https://www.instagram.com/p/BvFQXqrhBFR/

Link:https://www.instagram.com/p/BvFQXqrhBFR/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bs_UMwghiJw/