ShowBiz

Si rrallë herë, Angelina Jolie zbulon arsyet për ndarjen nga Brad Pitt

Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë qenë një ndër çiftet më të përfolur në Hollywood. Ndarja e tyre bëri mjaft bujë në media dhe ende ka kuriozitet mbi arsyet e ndarjes.

Gjatë një interviste  të dhënë së fundmi për mediat Angelina u pyet për rreth divorcit me Brad Pitt dhe arsyet që çuan drejt ndarjes.

“Konsumi i alkoolit nga ana e tij nisi të kthehej në një problem dhe filloi të humbiste shumë raste të mira në hollivud. Por ai është babai i fëmijëve të mi dhe nuk kam ndërmend të flas shumë”, u shpreh ajo.

Më tej ajo shprehet se asnjë lidhje nuk është kurre e gjitha e bardhë dhe kurrë e zezë, ndërkohë që shpjegon se për shumë çështje ato kishin pikpamje të ndryshme, duke zbuluar gjithashtu se ai ishte shumë xheloz.

Link:https://www.pinkvilla.com/entertainment/news/angelina-jolie-her-divorce-brad-pitt-says-jealously-his-addiction-alcohol-became-problem-442800

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvHjItbAVw-/