ShowBiz

U nda nga partneri pas 17-vitesh martesë, Jonida Maliqi zbulon arsyen

Pak kohë më parë në të gjitha mediat rozë, lajmi për ndarjen e Jonida Maliqit pas 17 vitesh martesë nga bashkëshorti bëri mjaft bujë.

Këngëtarja e njohur, pas divorcit nuk ka preferuar që të japë shumë detaje apo të flasë në media rreth marrëdhënies me ish-bashkëshortin, me të cilin ka dhe një djalë.

Por e ftuar në “Xing me Ermalin” ndër të tjera këngëtarja u pyet rreth divorcit, ku zbuloi dhe arsyen e ndarjes. Jonida u shpreh se ndarja është e vështirë, por kur kthehet në domosdoshmëri për të qenë jetesa më e qetë, më e lumtur dhe më e bukur i jep zgjidhje në këtë formë.

 “A është bukur kur ndahesh?”-e ka pyetur moderatori Ermal Mamaqi këngëtaren.

“Bukur nuk është absolutisht. Është relativisht e vështirë, por kur kthehet në domosdoshmëri për të qenë më tej jetesa më e qetë, më e lumtur, dhe më e bukur, i jep vetë zgjidhje në këtë formë.”-është përgjigjur Jonida.

Më tej Jonida u pyet nga Ermali nëse këngëtarja ka nisur një lidhje të re apo është beqare:“Sido që të jem nuk e them dhe s’kam për ta thënë”, u përgjigj Jonida duke qeshur.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvJMQsQHOSX/