Moderatorja Luana Vjollca, tashmë është shumë e njohur jo vetëm për publikun shqiptar, por anë e mbanë botës.
Këngëtarja e ndjekur nga shumë fansa në Instagram, nuk lë rast pa komentuar dhe pa treguar me krenari orgjinën e saj shqiptare me anë të simboleve të shqiponjës nëpër koncerte apo në emision.
Por siç duket veprimet e moderatores për të treguar me krenari se e do Shqipërinë, nuk janë pëlqyer tek mediat serbe të cilat kanë shkruar se moderatorja e urren Serbinë.
“Gazetat serbe paskan shkruar sa shumë e urrej Serbinë dhe sa shumë e dua Shqipërinë e madhe KOSOVEN. Dhe unë ju them shumë mirë që e dini”- ka shkruar në postim Luana Vjollca.
Link:https://www.instagram.com/stories/luanavjollca/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bqj8iH9A6FM/