ShowBiz

Zaimina Vasjari rrëfen pengun më të madh që ka për vogëlushen

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari, e cila është një nga femrat më të bukura të skenës shqiptare, e ftuar tek Rudina, përpos eksperiencës profesionale foli edhe për eksperiencën e saj si nënë.

Zaimina u pyet nga Rudina për gëzimin që ndjeu ajo dhe bashkëshorti i saj Klodi kur u bënë prindër, Zaimina u shpreh se ai nuk e ka pritur mirë ardhjen e bebushes, madje është mërzitur:

“Klodi ka edhe dy vajza të tjera. Ai u mërzit kur lindi Khloe sepse e kishte bindur veten që ne do bëhemi prindër të një djali. U kishte thënë edhe shokëve. Shokët e Klodit më thonin urime për çunin. Klodi na kishte mbushur me idenë e djalit.”- u shpreh Zaimina.

Bukuroshja u shpreh se është mjaft e lumtur që është bërë nënë, mirëpo lidhur me këtë ka një peng të madh: “Ajo që më ka ngelur peng është se nuk i dëgjova të qarën e parë pasi lindja ime nuk ishte natyrale. Gjëja e parë që kam thënë kur kam hapur sytë ka qenë: ‘Dua vajzën’!”

Zaimina pohoi se ajo dhe Klodi kanë në plan që të bëjnë një fëmijë tjetër së shpejti.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvKWyX-HH29/