Moderatorja Luana Vjollca vazhdon të na surprizojë me projektet e saj në muzikë. Në një postim në Instastory, bukuroshja e ekranti ka treguar se nuk ka fjetur githë natën pasi është duke punuar për të sjellë projekte të reja.
Luana ka publikuara disa foto nga studio, ndërsa ora shënonte 2:00, 3:00 apo dhe 5:00 e mëngjesit.
“U zbardh, natën e mirë 5:25”, ka shkruar ajo në njërën prej fotove.
Kënga më e fundit e Luanës është “Boll u bo tu vujt”, e cila ka arritur mbi 3 milionë klikime në You Tube, në vetëm pak javë.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje se çfarë po përgatit Luana për fansat e shumtë, por më siguri siguri një projekt muzikor.
Link: https://www.instagram.com/stories/luanavjollca/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Buwm4kaHZ-l/