Gjatë stërvitjes në stadiumin olimptik në Kiev, skuadra e kombëtares së Ukrainës, pati një episod prekës.
Ali Turganbekov udhëtoi mbi 4.000 kilometra për të takuar idhullin e tij, Andriy Shevchenko dhe përfaqësuesen e Ukrainës.
Djaloshi 11-vjeçar i cili ka lindur pa këmbë, udhëtoi nga një periferi e Kazakistanit për të takuar ish-sulmuesin e Milanit, me të cilin bëri edhe disa pasime me top.
“Ëndrra ime më e fundit u bë realitet me fituesin e ‘Topit të Artë’ dhe fituesin e Champions League me Milanin, Andriy Shevchenko. Ishte super! U mbyta nga emocionet”, shkroi Ali në postimin e tij në Instagram.
Po ashtu edhe edhe trajneri i Ukrainës Shevchenko e ndau këtë moment në rrjetin e tij social ku shkruante: “Dita e parë e stërvitjes filloi me një takim të pabesueshëm me Ali. Një djalë që ka lindur pa këmbë dhe udhëtoi mbi 4.000 kilometra nga Almaty për të luajtur futboll me ne.”
https://www.instagram.com/p/BvKTfjUlzXq/
Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvKTfjUlzXq/
Link: https://twitter.com/jksheva7/status/1107902554808164352