ShowBiz

“Ato që nuk më deshën nuk punojnë më në Top”, rrëfehet moderatorja e njohur

Dojna Mema është një nga vajzat e spikatura të ekranit për stilin e veçantë që përcjell dhe për mënyrën sesi moderon në televizion.

Në një intervistë për revistën “Class” Doja zbuloi emrat e atyre që e kanë ndihmuar në rrugëtimin e saj si moderatore, si dhe ka treguar se ka patur edhe nga ato që e kanë nëvlerësuar.

Ajo ka delaruar se të gjithë ato që nuk kanë dashur që ajo të jetë aty ku është sot, nuk punojnë më në Top.

Cilët kanë qenë personat e parë të famshëm që të kanë ndihmuar të ecësh përpara në televizion?

-Janë disa, ndaj ju falënderoj që për herë të parë gjej hapësirën t’i përmend. Kam nisur në “Top Albania Radio” në vitin 2012, kur isha vetëm 19 vjec. Asokohe, drejtuesit e radios donin që të bëja intervistat në terren, ndërkohë ishte Olti Curri ai që kërkoi më ngulm të isha pjesë e emisionit në studio. Ka qenë i pari që më dha dorë konkretisht.

Më pas, kur fillova të njihesha më mirë me kolegët, të gjithë kanë pasur pjesën e tyre. Jonida Aliçkolli, Eno Popi, Drejtori Artistik i Radios, Dorian Gjergji, dhe Elona Duro, e cila më ka besuar e para programin “My Music Chart” në Digitalb. Ka qenë Elona e cila u bë, si të thuash, kumbara ime e parë në ekran.

Më pas, Ledion Liço ishte ai që besoi tek unë festivalin më të rëndësishëm të muzikës moderne asokohe, “Top Fest 12”, aq më tepër në edicionin e fundit dhe tepër emblematik. Për fat, kanë qenë shumë njerëz që kanë besuar tek unë dhe më kanë mbështetur në çdo hap.

Po ata që nuk kanë dashur të jesh këtu ku je sot?

-Do të tingëllojë çuditshëm, por shumica e tyre nuk punojnë më në Top. Mami më tregonte gjithmonë kur isha e vogël “Nëse ty të bie në qafë dikush, do t’i kthehet në një formë”. Nuk besoj në gjëra të tilla, por mendoj se ka një rregullator mes asaj që bën dhe asaj që pret. Unë kurrë nuk jam hakmarrë, sepse e dua veten aq sa mos ta ngarkoj me negativitet. Mesa duket, është universi i cili ndjek rrugën e tij.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvM_4-6lRQ2/