Vogëlushi Xheison Bafti është kthyer në një nga fëmijët më të komentuar në rrjet dhe ka marrë pseudonimin “Taramelja”, për shkak të mos shqiptimit të shkoronjës K.
Në një postim në Instagram ditën e djeshme Alketa ka vendosur që të publikojnë një video nga puntata e fundit e ‘Piter Pan’ ku shfaqet Xheison.
“E di që keni merak ta dëgjoni pak Xheision( vajti 60.000k). Ka vipa që kanë punuar gjithë jetën por 60 mijë zemra në 4 javë s’kanë mundur ti pushtojnë dot” shkruan Alketa në përshkrimin e videos.
Ndërkohë mes komenteve të shumta të cilët komplimentonin vogëlushin dhe Alketen, ra në sy një ndjekës i cili shkruan:
“I nxirrni këto fëmijë vetëm për like.Turp t’ju vij.”
“I nxjerrim sepse Xheisionit kam vendosur ti rregullojë jetën.Dhe do ta bëj! Kuptovë o Tote e Mencur”, i përgjigjët Alketa.
https://www.instagram.com/p/BvPj0vIhyAf/
Link: https://www.instagram.com/p/BvPj0vIhyAf/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuEBXHcBqPH/