Mbrëmjen e kaluar u zhvillua, ndeshja Shqipëri-Turqi, ku kombëtarja turke mundi kombëtaren tonë në Shkodër me rezultatin 2 me 0.
Për shkak të këtij rezultati u shkarkua nga detyra dhe trajneri i kombëtares Kristian Panucci. Por për tifozët “shkak për humbjen”, paska qenë mungesa e moderatores Ilda Bejleri në stadium.
Gjithmonë moderatorja bukuroshe ka shoqëruar kombëtaren shqiptare në çdo ndeshje, por ditën e djeshme nuk ishte e pranishme një stadiumin “Loro Boriçi”.
Moderatorja ndodhej në Spanjë, nga ku postoi një foto mjaft tërheqëse që nxiti reagime të shumta tek ndjekësit e saj duke e komplimentuar.
Madje ndjekësit e kanë “fajësuar”, moderatoren për mungesën e saj, pasi ajo sipas tyre shërben si një ogur i mirë për kombëtaren.
“O Ilda ike ti iku dhe Shqipëria”,“Sot që na u deshe me fitu nuk ishe ti”,“Ke ik në Spanjë dhe humbi Shqipëria nuk ishin të frymëzuar çunat”, ishin disa nga komentet që ndjekësit i kanë shkruajtur moderatores.
https://www.instagram.com/p/BvU7wwwjBa9/
Link: https://www.instagram.com/p/BvU7wwwjBa9/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuzQVsyjNeg/