Mbrëmjen e kaluar u zhvillua, ndeshja Shqipëri-Turqi, ku kombëtarja turke mundi kombëtaren tonë në Shkodër me rezultatin 2 me 0.
Për shkak të këtij rezultati u shkarkua nga detyra dhe trajneri i kombëtares Kristian Panucci.
Ndërkaq mediat turke duket se nuk i kanë bërë shumë jehonë fitores së kombëtares së tyre, pasi vëmendjen e ka tërhequr gazetarja sportive Vilma Masha.
Në një postim në Instastory, moderatorja simpatike ka publikuar të gjitha mediat turke që kanë shkruar për të dhe paraqitjen e saj në stadium.
Gazeta më e madhe sportive në Turqi shkruan “Ajo i fiksoi të gjithë”, duke iu referuar gazetares gjatë raportimeve që bënte ajo live.
Link: https://www.instagram.com/stories/vilmamasha/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvHexamlhYK/