ShowBiz

Pas shumë vitesh, Ermal Mamaqi rikthehet në skenën ku nisi karrierën

Të gjithë besoj i mbani mend grupin e njohur të humorit “The ShBLSH”, ku protagonitstë ishin aktorët Julian Deda, Ermal Mamaqi dhe Gentian Zenelaj, ndërkohë që interpretonin në skenën e “Portokalli”.

Por të tre këto aktorë, thuajse në të njëtën kohë u shkeputën nga “Portokalli: për të nisur karrierën e tyre në një televizion tjetër, ndërkohë që në këtë spektakël nuk janë shfaqur më.

Por siç duket Ermal Mamaqi ka vendosur që të rithehet sërish në skenën ku filloi karrierën e tij, këtë herë si i ftuar.

Ka qenë aktori Rezeart Veleshnja ai që ka bërë të ditur pjesmarrjen e Ermalit në Portokalli.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se Ermali do të ndriçojë skenën, ndërkohë që është ftuar si një i ftuar special.

https://www.instagram.com/p/BvWRubPFE2b/

Link: https://www.instagram.com/p/BvWRubPFE2b/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BmnOQP7FfCr/