Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të njohura në ekranin shqiptar dhe mjaft e dashur nga publiku.
Ditën e djeshme moderatorja ka bërë një zbulim të veçantë, të cilin e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
Alketa ka gjetur gazetën e saj të parë, të shkruar nga ajo vetë, në vitin 1996 dhe që mbante titullin”Vogëlushët”.
“E pabesueshme! Shikoni çfarë kam gjetur, ua e paparë, fantastike, Alketa Vejsiu bënte poezi” shprehet Alketa teksa shfleton faqet e gazetës dhe lexon vjershat e shkruar nga ajo.
Në një postim tjetër ajo tregon dhe një vizatim të sajin të realizuar me siguri gjatë fëmijërisë.
Link: https://www.instagram.com/stories/alketavejsiu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvMrEACBerB/