ShowBiz

“Arrogante dhe negative”, Arjola zbulon se kë këngëtare nuk do të donte të intervistonte

Moderatorja Arjola Shehu ishte e ftuar të shtunën në emisionin “Thumb” dhe ka folur për të rejat nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Siç ndodh shpesh në botën e medias, çdo personazh publik ka simpatitë dhe antipatitë e tij të ekranit ndaj prezantueset i kanë kërkuar Arjolës të tregojë se kë nuk do të donte të intervistonte.

“Me kalimin e kohës kam kuptuar se me këtë profesion që ne bëjmë duhet të tregohemi edhe tolerantë dhe ta bëjmë një sy qorr dhe një vesh shurdh. Patjetër që unë kam antipatitë e mia. Arrogancën sidomos. Në momentin që unë të sillem si një njeri i thjeshtë, sillem mirë dhe nuk dua të tregoj gjë të madhe, ti mos e bëj. Ka qenë artist, mes artistëve. Është sjellë kështu para intervistës. Disa njerëz janë shumë negativë. Është femër. Këngëtare është.”,- ka treguar Arjola duke mos e zbuluar emrin e këngëtares në fjalë.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvSGR7TFTi2/