Gazetarja e njohur për publikun shqiptar Ilva Tare, ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në “Kurthin e Piter Pan”, ku iu përgjigj kuriozitetit të fëmijëve mbi jetën e saj personale dhe karrierën profesionale.
Gjatë intervistës gazetarja u pyet nga vogëlushët mbi domethënien e emrit të vajzës së saj Melody.
Ilva ka zbuluar se ka studiuar 8 vite për violinë dhe se emri i vajzës së saj lidhet me dashurinë e gazetares për muzikën. Ajo ka pohuar se vendosi ta quajë vogëlushen Melodi pasi e kanë tërhequr gjithmonë notat e pentagramit.
Më tej gjatë intervistës Ilva foli dhe për karakteristikat që e kanë tërhequr fillmishit tek bashkëshorti i saj Eduart Selami.
“Tek Eduarti më tërhoqën sjellja dhe personaliteti, por edhe një qetësi në gjykim, që jam e lumtur që e kanë trashëguar edhe dy fëmijët e mi”, – tha ajo.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bvcr-gPhxPM/