ShowBiz

Olta Boka pranon për herë të parë fejesën me djalin e ish-deputetit

Olta Boka është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, e cila gjithmonë është përpjekur që jetën e saj private ta lërë jashtë vëmendjes së mediave.

Por gjatë intervistës së djeshme në emisionin “Rudina”, Olta Boka pranoi tashmë se ishte fejuar duke treguar edhe unazën në dorën e majtë.

Mëgjithëse Olta u ndje pak e ndrojtur, Olta ka pranuar se tashmë marrëdhënia e saj është në një tjetër stad dhe është e lumtur që disa faza të kësaj lidhje i ka kaluar në intimitet dhe pa vëmendjen mediatike.

Ndërkohë që prej kohësh ka qarkulluar në media lajmi, por edhe foto të ndryshme ku Olta shfaqet në krahë të djalit të pedagogut dhe ish deputetit Shehzai Rrokaj.

“Jam në një fazë tjetër të marrëdhënies time, jam fejuar. I fejuari im quhet Ivi. Unë nuk kam dashur kurrë ta përdor për asnjë lloj momenti për të ndërhyrë këtë që unë jam në publik. Nga njëra anë uroj që kjo foto të shuajë kuriozitetin e shumë njerëzve, por nga ana tjetër kam dashur të respektoj dhe të shijoj një marrëdhënie të shëndetshme. Kam dashur gjithnjë ta shmang këtë pjesë për të mbrojtur veten. Fakti që kam qenë edhe më këmbëngulëse për të mos e treguar ishte pikërisht edhe ideja që partneri im të quhet vetëm i fejuari i Olta Bokës. Ai është një individ, i cili punon fort për karrierën e tij dhe nuk do të doja kurrsesi që atij t’i atribuohet vetëm fjala i fejuari i Olta Bokës,”-është shprehur këngëtarja.

https://www.instagram.com/p/BvcKW7gjsF7/

Link: https://www.instagram.com/p/BvcKW7gjsF7/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvcJDn5jAxm/