Boksieri bullgar Kubrat Pulev është kritikuar ashpër në rrjetet sociale, pasi puthi live gazetaren gjatë një interviste.
Ngjarja u regjistrua të shtunën në mbrëmje, ku bullgari Kubrat Pulev mundi rumunin Bogdan Dinu në raundin e shtatë, në Kosta Mesa, Kaliforni.
Ndërkohë që pas fitores ai u intervistuar nga gazetarja e “Vegas Sports Daily”, Jenny Sushe.
Gjatë intervistës, teksa gazetarja i drejtoi pyetjen, Pulev nuk iu përgjigj, duke preferuar që ta puthë në buzë. Gazetarja është zënë ngushtë nga ky incident dhe u përpoq që ta menaxhonte situatën me qetësi, duke dhënë një buzëqeshje.
Pulev, megjithatë, nuk i shpëtoi kritikave në mediat sociale, ku sjellja e tij u krahasua me sulmet seksuale.
https://www.instagram.com/p/BvcTDrmgAse/
Link: https://www.instagram.com/p/BvcTDrmgAse/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvI6qcqlZCt/