Vajza e serialit “Anabel Hostel” do të jenë së shpejti në kopertinën e revistës “Class”. Ka qenë vetë moderatorja Alketa Vejsiu që me anë të një video në Instagram ka bërë të ditur këtë fakt.
Në videon e shpërndarë nga Alketa, shihen vajzat e serialit, të cilat kanë fituar mjaft vëmendje nga publiku, duke pozuar në një mënyrë mjaft joshëse.
Gjatë promos së videos ka pasur komente të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komplimentuar vajzat, por vëmendje tërhoqi një koment negativ, të cilit Alketa i është kundërpërgjigjur.
“Pse nuk thua k*rvat më të famshme të momentit”.-shkruan një komentues.
Kaq është dashur dhe moderatorja i është përgjigjur ashpër ku i shkruan se Enveri ka vdekur dhe bashkë me të edhe ky term, ndërkohë që shton se sot jetojmë në liri.
“Po tamam si ‘Sex and the City” që pushtoi Botën ndërsa ndonjë si ty i quan ashtu siç i quan! Ka ikur koha kur vajzat e reja, me mendje të hapur dhe pa Komplekse etiketoheshin ashtu. Jetojmë në epokën ku gjëja më e rëndësishme është ‘Liria’. Enveri ka vdekur, bashkë me të edhe ky termi! Hajde shnet!”-Ka replikuar Alketa Vejsiu.
https://www.instagram.com/p/BvehBPhhPTC/
Link: https://www.instagram.com/p/BvehBPhhPTC/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvMrEACBerB/