Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Eli Fara, ka zgjedhur një mënyrë mjaft të bukur për të uruar vajzën e saj për ditëlindje.
Këngëtarja ka risjellë në kujtesë të gjitha emocionet, kur ka lindur vajzën e saj, deri në momentin që e ka marrë në krahë.
Në një postim në Instagram, Eli Fara rrëfen se lindja ishte shumë e vështirë, por në momentin që mori në krahë Marinën, harroi çdo gjë.
“Ne dt 26 mars te vitit qe u linde ti Jeta ime, ndodhesha ne maternitetin e Korçes,vizitat e njerezve te aferm kishin mbaruar dhe une rrija shtrire ne krevatin e nje dhome qe e ndaja me nje tjeter zonje qe priste te sillte ne jete femijen e saj , ne oren 20:30 ndjeva dhimbjet e para te lindjes.. u gezova qe me ne fund do te shihja fytyren tende.. u tremba sepse asnje njeri I afert nuk ndodhej prane meje.. dhimbjet sa vinin e beheshin me te forta, fillova te ulerija.. ngrita spitalin ne kembe, mjeku qe ishte roje ate nate me thoshte hajde merrja nje kenge ! (Per shaka)ne momentin e fundit me treguan qe lindja ishte e veshtire sepse pozicioni jot ishte mbrapsht.. nuk i vura rendesi, sido qe te ishte ti do dilje prej meje.. dhe ndodhi rreth ores 2:30 te dt 27 mars,me nje goxha prerje, mu erren syte, gjysem e vetedijshme degjova doli..vajze ❤️ prita e prita duke mu dridhur kembet derisa te me qepnin.. ne mengjes kur te mora ne krahe harrova çdo gje ..ndjesia ishte hyjnore, mu ngroh i gjithe trupi, shpirti, Zemra , Edhe 💯 Marina ime!🎈🎈🎈”- shkruan Eli Fara.
https://www.instagram.com/p/BvfXcz4BAaB/
Link: https://www.instagram.com/p/BvfXcz4BAaB/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsIZ1rwnX-n/