ShowBiz

U mbulua me shami, reagon aktorja shqiptare: Më vjen keq t’ju zhgënjej…

Aktorja e njohur për publikun shqiptar Ajsi Xhaxhaj ka habitur ndjekësit e saj në Instagram, pasi ka publikuar një foto ku shfaqet e mbuluar me shami.

Pas kësaj fotoje komentet në rrjetet sociale për aktoren kanë qenë të shumta. Për këtë arsye, për të sqaruar komentuesit Ajsi ka marrë guximin për të shprehur mendimin e saj rreth kësaj situate.

Në një postim në Instastory Ajsi shpjegoi se ajo ka 5 vite që frekuenton xhamitë, por nuk është një vendim i përhershëm i saj që të rrijë e mbuluar.

Unë jam artiste dhe fakti që shkoj në xhami është për të qenë më pranë Zotit, asgjë më shumë.”– shkruan ndër të tjera Ajsi.

“Kam shumë inboxe në lidhje me aktivitetim tim ditor sot. Kjo nuk është hera ime e parë në një xhami, pasi kam 5 vjet që vizitoj xhamitë e mrekullueshme në Tiranë sa herë më jepet mundësia. Sot u gjenda në Durrës, për të takuar miken time. Vizita në këtë Xhqmi që gjendet në plazh ishte rastësi. Përgatitja ime e vetme ishte të kisha një shami e t’a vendosja për respekt të vendit ku gjendesha. Më vjen keq t’ju zhgënjej, por unë si Ajs, nuk dua të tregoj sa e devotshme jam. Të isha, do isha duke e ndjekur vazhdimisht me kënaqësi fenë Islame. Unë jam artiste dhe fakti që shkoj në xhami është për të qenë më pranë Zotit, asgjë më shumë. Nuk është se i vetmi moment që kujtoj Allahun është aty, pasu unë zgjohem e fle duke përmendur emrin e tij.

Kursejini opinionet nga mendjet tuaja të vogla, pasi në këtë rast nuk më fyeni mua, por Allahun, pasi AI vetë e ka thënë se nëse të bën t’a kujtosh në çdo çast, do të thotë se ai të do. Nuk ka rëndësi me thonj të bërë apo jo, me makeup apo jo, me krahët jashtë apo jo. Zoti ju mëshiroftë! Amin!”- përfundon aktorja.

Link: https://www.instagram.com/stories/ajsi.xhaxhaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bvejh5Jh3_WINt88yvMonVTDuT97tbxoOqWqAg0/