ShowBiz

“Më falni…”, Luana Vjollca zbulon pse ka ‘munguar’ në rrjetet sociale

Këngëtarja dhe moderatorja e dashur për publikun Luana Vjollca pas pushimeve në iu rikthye punës. Para disa ditësh Luana na tregoi në Instagram, se e kaloi natën në një studio diskografike duke punuar për projektin e saj më të ri.

Projektet e reja siç duket e kanë shkëputur moderatoren nga rrjetet sociale dhe kjo “heshtje” ka nxitur kuriozitetin e fansave të saj të cilët i kanë shkruar se çfarë ka ndodhur.

Kështu në një postim të sajin në Instastory, ajo ka sqaruar fansat duke u shprehur se po punon fort për të sjellë gjëra të reja.

“Ju dua të gjithëve! Më falni që nuk ju kam kushtuar shumë kohë, por po punoj fort për të sjellë gjëra të bukura te ju. Çdo mesazh i juaji më motivon e ma mbush zemrën plot! Faleminderit!”, shkruan në postimin e saj moderatorja.

Link: https://www.instagram.com/stories/luanavjollca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvCaM0gF9Th/