Këngëtarja e njohur Tuna dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha dy vite më parë u bënë prindër për herë të parë të një djali, të cilit i vendosën emrin Tian.
Ka qenë vetë këngëtarja së bashku me Patrisin që herë pas here kanë publikuar momente me djalin e tyre. Madje pak ditë më parë Patrisi publikoi një video ku Tian shihej duke kënduar.
Ndërkaq Tuna ka shpëndarë për ndjekësit në Instagram, një video ku djali i tyre i vogël shihet duke mësuar gjuhën filipinase. Siç duket dadoja e Tian është nga Filipina dhe po i numëron atij në gjuhën e saj, ndërkohë që vogëlushi i përsërit fjalët mrekullisht.
Link: https://www.instagram.com/stories/tunasejdi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BiZLdO7nQlR/