Turjan Hysko feston sot ditëlindjen dhe të shumtë janë personazhet publike që e kanë uruar në një ditë si kjo e sotmja.
Por një urim të veçantë ka marrë nga miku i tij aktori Jul Deda, i cili me batuta i ka vën në pah dy tre vese.
“Ky djali ka një ves të keq, i harron çelësat e makinës gjithkund. Nëse gjeni një portofol në rrugë, është i tij. Ka rrezik as sot nuk i shkon mendja se ka ditëlindjen. T’ia kujtojmë pak? Turjan, u bëfsh 100 vjeç. Energjia për të bërë punë të mira kurrë mos t’u pakësoftë. P.s: Kam një lajm të mirë për ty vëlla. Së shpejti do hyjë në modë teletransportimi dhe kleringu universal, që ti të mos kesh nevojë as për çelësa makine, as për portofol”,-ka shkruar Juli krahas fotos me Turin.
https://www.instagram.com/p/Bvn86k7BG1q/
Link: https://www.instagram.com/p/Bvn86k7BG1q/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BttgmgChuqZ/