Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Samanta Karavella, gjithnjë përbën lajm si për jetën private ashtu edhe në jetën profesionale.
Këngëtarja është shumë aktive në rrjetet sociale, vazhdimisht publikon pamje nga përditshmëria e saj duke na njohur me zhvillimet profesionale.
Së fundmi këngëtarja ka publikuar në Instastory, pamje nga klipi i ri, pasi këngëtarja lë të kuptojë se diçka po xhirohet.
Në video Samanta shfaqet si një indiane e vërtetë, me bizhuteri në kokë e madje edhe veshja e saj është një veshje tradicionale indiane.
Kujtojmë se kënga e fundit e Samantës erdhi në bashkëpunim me Elinel dhe mban titullin “Vonë”, ndërkohë që ka arritur miliona shikime.
Link: https://www.instagram.com/stories/samantaofficial/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvKQ8ptn2j_/