Para disa javësh, u përfol në media se këngëtari Ermal Fejzullahu së bashku me bashkëshorten e tij Ariana do të bëheshin prindër për herë të katërt.
Por në disa prononcime për mediat, të dy si këngëtari edhe bashkëshortja e tij, e mohuan lajmin, duke u shprehur se janë thashetheme.
Ndërkohë i ftuar në emisionin “1 kafe prej shpisë” në RTV21, Ermali ka pohuar se bashkëshortja e tij është në pritje të fëmijës së saj të katërt.
“Po, e vërtetë është! Të jetë mirë ajo ka rëndësi. Vajza e vogël Era është pak xheloze sepse është 5-vjeçare”, ka pohuar Ermali.
Kujtojmë se çifti ka 3 fëmijë, dy vajza që quhen Buna dhe Era, dhe një djalë që quhet Art.
https://www.instagram.com/p/BtGm0fGBZBM/
Link: https://www.instagram.com/p/BtGm0fGBZBM/
Link: https://www.youtube.com/watch?v=0A3V9dMKBbs
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bi1mbVOj2Vp/