ShowBiz

Getoar Selimi lançon projektin më të ri në krah të Klaudia Pepës, ja kur publikohet kënga

Sot reperi i njohur dhe shumë i dashur për publikun Getoar Selimi do të publikojë këngën e tij më të fundit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Geti njofton se në orën 18:00 do të publikojë këngën e re, por nuk ka dhënë shumë detaje.

Megjithatë reperi ka zbuluar një pjesë të klipit, ku shihet balerina e njohur Klaudia Pepa.

“Edhe ditën kur krejt rrejn, na jena REAL”- shkruan Getoari ndërkohë që publikon orën se kur do të lancohet kënga e tij më e re.