Sinan Hoxha përveçse një nga këngëtarët më të dashur nga publiku shqiptar, njihet edhe për natyrën e tij të çiltër dhe përgjigjet e drejtëpërdrejta që jep në ekran.
Mbrëmjen e kaluar, këngëtari ishte i ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, ku ju përgjigj pyetjeve të ndryshme të fëmijëve, mes të cilave edhe të Xheison Baftit.
Xheison: A e ke thirrur më ambulancën, apo tani zemra jote nuk sëmuret sepse ke Andrrën?
Sinan Hoxha: Në fakt, kur e bëra këngën nuk kisha parasysh në të vërtetë ambulancën që të më vinte në momente të caktuara, por ashtu e kishte menduar tekstshkruesi. Tani kur e mendoj faktikisht nuk e thërras më sepse Andrra është gjithmonë aty.
Xheison: Kur ra Faja prej fikut, a u vra?
Sinan Hoxha: Jo, nuk u vra… ra edhe nga moni dhe nuk u vra, është mirë Faja.
Xheison: Çfarë e ke Enver Hoxhën?
Sinan Hoxha: Xheison ti i ke këto pyetjet me spec kështu…. Enver Hoxhën nuk e kam gjë, por nipin e tij e kam shok.
Link dhe burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=KaY6SEYx-_U