ShowBiz

“I kam bërë naftën dashurisë!” Gjyshja e Dojnës jep këshillën epike për vajzat

Gjyshja e moderatores së njohur Dojna Memës, ka pak kohë që është bërë mjaft e famshme në rrjetet sociale me batutat e saj të sinqerta dhe fjalët e mençura që thotë.

Dojna i ka hapur gjyshes së saj një llogari në Instagram dhe shpesh herë publikon video me batuta plot humor.

Së fundmi, Dojna e pyet gjyshen në një video se ç’mendim ka kur djemtë i lënë vajzat dhe si duhet t’a përballojë një vajzë momentin kur e lë i dashuri, pasi i thotë ‘Nuk dua të jemi më bashkë!’

‘Nuk ka asnjë problem për mua. Çfarë duhet të bëjë ajo, t’a mbledhi mendjen që nuk është me këtë çunin dhe të vazhdojë jetën e vet. E dashuron ajo shumë dhe nuk heq dot dorë? Po kur thotë atë fjalë ai, unë i kam bërë naftën dashurisë’, përgjigjet gjyshja e Dojnës.

Ndërkohë përveç moderatores, edhe të gjithë ndjekësit janë shkrirë nga të qeshurat.

https://www.instagram.com/p/BvtW46KntFT/

Link: https://www.instagram.com/p/BvtW46KntFT/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvgialynhSC/