ShowBiz

“Ndihesha e refuzuar se isha shqiptare”, këngëtarja e njohur rrëfen vështirësitë në fillimin e karrierës

Amanda Koçi, e njohur ndryshe me emrin e artit, Ava Max është një këngëtare e re shqiptare e cila po triumfon në skenat ndërkombëtare.

Këngëtarja e disa hiteve si “Sweet but Psycho” apo “So Am I” të cilat kanë arritur miliona klikime në You Tube, ka dhënë një intervistë së fundmi për revistën “Phoenix” ku ka folur rreth karrierës së saj si dhe fillimit të vështirë.

“Ndihem vërtetë shqiptare. Jam me fat që vij nga një vend me femra të forta. Nëna ime, tezja ime, gjyshja ime, ato gjithmonë ua kanë thënë atë që kanë menduar bashkëshortëve të tyre dhe unë e kam parë këtë gjatë rritjes dhe më ka pëlqyer. Kam qenë e bekuar. Shpresoj që përmes muzikës, ta ndaj këtë me dikë që vërtetë nuk ka pasur diçka të tillë në jetë”, është shprehur Ava Max.

Nëna dhe babai i 24-vjeçares kanë emigruar drejt Amerikës vite më parë dhe sipas saj, ajo ka qenë larg tyre deri në moshën 10-vjeçare.

Link: https://www.phoenixmag.co.uk/article/ava-max-so-am-i/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvuNJU0FQ1G/